Sarri: Ndaj Interit kemi maksimumi 30% mundësi, por luajmë për gjithçka

Futboll

Sarri: Ndaj Interit kemi maksimumi 30% mundësi, por luajmë për gjithçka

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:48
Sarri

Lazio do të tentojë të përmbysë parashikimet për të siguruar një vend në finalen e Superkupës së Italisë. Përballë Interit, skuadra e Sarrit do të duhet të bëjë një paraqitje të nivelit të lartë.

Trajneri i bardhekaltërve mbështetet te Immobile, i cili do të rikthehet në qendër të tredhëmbëshit sulmues me Zaccagnin dhe Felipe Anderson.

Adrenalina e turneut dhe formulën e re: “Sikur të mjaftonte stërvitja për penalltitë, gjithçka do të ishte e lehtë… Kam idetë e mia për garën, por nuk mungon motivimi. Ne po luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë, kemi një shans maksimal prej 25-30% për të arritur në finale, por ne duhet të luajmë për gjithçka.”

Dëmtimet: “Zaccagni ka ende dhimbje në këmbë, shpresojmë ta rikuperojmë për ndeshjen, por më pas do të duhet të ndalet herët a vonë. Castellanos, vështirë të jetë. Janë ndalur edhe Patric dhe Cataldi, për shkak të problemeve të vogla që nuk janë shumë shqetësuese.”

Fitimi i mundshëm i trofeut: “Trofetë japin gjithmonë kënaqësi. Megjithatë, ekziston një dallim i qartë midis atyre që zgjidhin problemet ekonomike për shoqërinë dhe atyre që nuk i zgjidhin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat