Zbulohet dokumenti që bën tifozët të dridhen

Futboll

Zbulohet dokumenti që bën tifozët të dridhen

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:18
Logo e Manchester United

Krishtlindjet e kaluara ishin shpresëdhënëse për tifozët e Manchester United, falë hyrjes së Jim Ratcliffe në klub.

Pronari i Ineos, një tifoz historik i Djajve të Kuq, ka paraqitur një ofertë për të marrë mbi 25% të aksioneve të klubit nga familja Glazer dhe nga mesi i shkurtit duhet të përfundojnë të gjitha hapat burokratike për të lejuar hyrjen në klub.

Megjithatë, një dokument i bujshëm i zbuluar nga The Sun ngre dyshime mbi këtë lëvizje kaq të shpresuar nga tifozët.

Një dokument i Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve të Shteteve të Bashkuara (SEC) në fakt ka zbuluar se familja Glazer nuk mund të kërkojë ose të pranojë oferta të tjera brenda vitit të parë të hyrjes së Ratcliffe në kompani, përveç nëse autorizohet prej tij, por në muajin e 18-të, pronarët amerikanë të klubit do të jenë në gjendje të fillojnë negociatat për shitjen e United dhe në të njëjtën kohë të detyrojnë Ratcliffe të shesë aksionet e tij për blerësit e mundshëm.

Një skenar që mund të shqetësojë tifozët e Djajve të Kuq, të cilët sapo kishin marrë siguri nga vetë Ratcliffe përmes një letre të hapur për gatishmërinë e tij për të punuar për të ringjallur klubin:

“Qëllimi im, ashtu si edhe juaji, është të arrij suksese sportive, të cilat duhet të shkojnë paralelisht me ato komerciale. Jeni ambiciozë, por ju kërkoj durim. Do ta marr rolin tim me shumë përgjegjësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat