Juventus skuadra më në formë në Europë, statistikat janë të frikshme

Futboll

Juventus skuadra më në formë në Europë, statistikat janë të frikshme

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:56
Juventus

Problemet jashtë fushe janë lënë pas krahëve të Juventusit, duke e bërë ata një forcë të pandalshme në kampionatin italian.

Torinezët po shkëlqejnë në këtë sezon, duke u renditur si skuadra më e mirë ndër 35 ekipet më në formë në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Në katër ndeshjet e fundit, Juventus ka shfaqur një efikasitet të lartë para portës kundërshtarë, dhe meritë për këtë shkon edhe te serb Dushan Vlahoviç. Ai ka shënuar tre herë dhe ka dhuruar dy asistime, duke qenë një faktor kyç për suksesin e ekipit.

Duke përfshirë kampionatin dhe Kupën e Italisë, Juventus ka shënuar 15 gola dhe ka pësuar vetëm dy në më pak se tre javët e këtij viti. Mesatarisht, ata shënojnë 3.75 gola për ndeshje, një performancë e jashtëzakonshme nga skuadra e Allegrit.

Fitorja nuk është vënë në dyshim për Juventusin, veçanërisht në tre ndeshjet e fundit, ku ata nuk kanë pësuar asnjë gol. Ky stabilitet ka çuar ata në vendin e dytë në renditje, vetëm dy pikë mbrapa Interit. Përveç kampionatit, ata janë kualifikuar edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat