Presidenti i Interit hap thesin, 1.5 milion euro bonus për lojtarët në rast fitoreje!

Futboll

Presidenti i Interit hap thesin, 1.5 milion euro bonus për lojtarët në rast fitoreje!

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:10
Zhang e Inzaghi

Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lazios, në këtë format të ri për Italinë.

Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.

Në lojë janë 8 milionë euro, ky është çmimi për skuadrën që fiton Superkupën në Riad.

Presidenti Steven Zhang ka vendosur në rast se e fiton, të ndajë pak më shumë se një të pestën e saj për ekipin: rreth 1.5 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat