Terry ia dedikon çmimin Vialli-t, mesazhi që i emocionoi të gjithë

Futboll

Terry ia dedikon çmimin Vialli-t, mesazhi që i emocionoi të gjithë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:11
Terry

Moment emocionues në skenën e Dubait, me rastin e ndarjes së çmimeve për John Terry, ish-kapiten i Chelseat.

Mbrojtësi anglez mori “çmimin e karrierës” dhe vendosi t’ia kushtojë kujtimit të Gianluca Viallit, trajnerit që e bëri të debutojë me blutë.

Ky është mesazhi me të cilin John Terry i emocionoi të gjithë:

"Për mua është një nder i madh të jem këtu dhe të fitoj këtë çmim. Çmimet individuale janë fantastike për t'u fituar, por janë të pamundura të fitohen pa shokë dhe pa trajner.

Do të doja t'ia dedikoj këtë çmim trajnerit që më dha debutimin tim me Chelsean, Gianluca Vialli, i cili u nda nga jeta një vit më parë. Luca ishte një menaxher që besonte tek unë, më dha mundësinë e parë me Chelsea-n dhe ky çmim është për ty, Luca".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat