Milik: Kemi hapin e duhur

Futboll

Milik: Kemi hapin e duhur

Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:28
Milik

Arkadiuzh Milik u rikthye të shënojë, madje me një tripletë në Kupën e Italisë kundër Frozinones, pas së cilës ngriti edhe zërin se nuk e ndien veten një rezervë dhe se kërkon më shumë hapësirë.

Por falë eksperiencës së tij, polaku e kupton shumë mirë momentin dhe përpara duelit me Leçen nuk kërkon kurrsesi polemika, përkundrazi, ka vetëm elozhe për shokët e skuadrës.

“Kundër Sasuolos ishte një tjetër ndeshje e madhe nga ana jonë dhe duhet të jemi të gjithë të lumtur.

Por sfida më e rëndësishme luhet të dielën, në Leçe, ku fitorja do të na dërgonte në vendin e parë dhe pa dyshim që ndonëse me një ndeshje më pak, Interi sigurisht që do të ndihej më ndryshe.

Nuk po them që e kemi drejtuar vëmendjen te sfida direkte me ta, përkundrazi, po punojmë për Leçen, por është instiktive që të të shkojë mendja dhe natyrisht që të marrësh vendin e parë edhe pse virtualisht do të ishte një tjetër sinjal i fortë nga ana jonë.

Vlahoviç po gjen vazhdimësinë? Dushan është një gjigant, një lojtar shumë i fortë dhe këtu jemi të lumtur të gjithë kur ai shënon.

Ju mund të thoni se më merr hapësirë, por nëse në fund të ndeshjeve fitojmë, jemi të lumtur të gjithë. Ky është objektivi që na bashkon dhe na bën një skuadër të fortë sivjet”, deklaroi sulmuesi i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat