Nuk bën pjesë në planet e Guardiolës

Futboll

Nuk bën pjesë në planet e Guardiolës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 12:14
Kalvin Phillips

Mesfushori anglez Kalvin Phillips nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, që e ka aktivizuar me pikatore këtë sezon, prandaj largimi i tij nga Manchester City gjatë merkatos së janarit është thuajse i sigurt.

28-vjeçari pëlqehet nga disa skuadra në Angli, por edhe në Spanjë dhe në Itali kanë shfaqur interes për të.

Është zbehur disi interesimi i Juventusit, por ndërkohë janë rritur kuotat për një transferim të mundshëm te Barcelona.

Lojtari pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i klubit blaugrana Deco, që kërkon ti bëjë një dhuratë teknikut Xavi.

West Ham dhe Newcastle janë dy klubet që synojnë të mbajnë në Premier Ligë Kalvin Phillips. Konkurrenca është e madhe, por tashmë i takon mesfushorit të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat