Pochetino i beson sulmin Armando Brojës

Futboll

Pochetino i beson sulmin Armando Brojës

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:20
Broja e Pochetino

Chelsea zbret në fushë për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carabao Cup, atë ndaj Middlesbrough.

Blutë e Londrës e humbën ndeshjen e parë me rezultatin 1-0, megjithatë në Stamford Bridge dhe përballë tifozerisë së tyre, do të tentojnë përmbysjen për të “prerë” biletën e finales.

Trajneri Mauricio Pochetino publikoi formacionin, pjesë e të cilit është edhe Armando Broja.

Sulmuesi i kombëtares udhëheq sulmin e londinezëve teksa ka edhe mbështetjen e Sterling, Palmer e Mudryk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat