Inzaghi gjen zgjidhjen brenda shtëpisë

Futboll

Inzaghi gjen zgjidhjen brenda shtëpisë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:50
Interi

Emergjenca në mesfushë për ndeshjen ndaj Fiorentinës ka bërë që Interi të shtyjë shitjen e Stefano Sensit te Leicester.

Në transfertën e zikaltërve ndaj Fiores të dielën në mbrëmje, do të mungojnë Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella, dy titullarë të mesfushës, që kanë plotësuar numrin e kartonëve.

Në këto kushte, në dispozicion të Inzaghit kanë mbetur vetëm Mkhitaryan, Frattesi, Asllani, Klassen dhe Sensi, me këtë të fundit që ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Leicester.

Megjithatë për të mos mbetur vetëm me Klassen në stol, zikaltrit u kanë kërkuar anglezëve të Leicester që shitja e Sensit të kompletohet vetëm pas datës 28 janar, në mënyrë që mesfushori italian të ulet në pankinë dhe të jetë në dispozicion të Inzaghit për transfertën ndaj vjollcëve.

Fiorentina-Inter do të zhvillohet të dielën në mbrëmje dhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të ketë mundësinë të luajë nga minuta e parë dhe të tregojë cilësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat