Investim për të ardhmen

Futboll

Investim për të ardhmen

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:05
Adin Licina

Investim për të ardhmen!

Një skuadër e fortë, gjithmonë ka një akademi të fortë prapa vetes dhe kjo shprehje nuk mund të mos vlente, për “Bavarezët” e Bayern Munich, të cilët kanë prodhuar jo pak lojtarë cilësorë, të cilët kanë shkëlqyer në arenën gjermane e atë ndërkombëtare, duke nënshkuar me ekipe të mëdha, ku dhe në disa raste kanë shkruar histori.

Një nga talentet e tyre, më të rinj e të vlerësuar është edhe gjermani, me origjinë marokene, Adin Licina, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e “gjigantëve” evropianë, teksa sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, “Kuqezinjtë” e Milan janë duke mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm, 17-vjeçarin e sulmit.

“Djajtë” e Milano janë duke bërë lëvizjet e tyre të para, për talentin ofensiv, teksa kërkojnë ta bëjnë të mundur transferimin e tij, shumë më para kontratës, që i skadon, në verën e vitit 2026, me bordin e “Kuqezinjve”, që kërkon të bindë “Bavarezët” e Bayern Munich, të “dorëzohen” për 17-vjeçarin, që në këtë merkato janari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat