Boniek: Ja pse shkarkimi i Mourinhos ishte zgjedhje inteligjente për Romën

Futboll

Boniek: Ja pse shkarkimi i Mourinhos ishte zgjedhje inteligjente për Romën

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:07
Boniek

Zibì Boniek foli për shkarkimin e Mourinhos nga Roma, duke e konsideruar zgjedhjen e De Rossit si inteligjente. “Mourinho bëri shumë për ngjyrat verdhekuqe, ishte i mirë edhe për mua, – nënvizon ish-lojtari polak.

– Unë mbështes atë që kam shkruar në Twitter, ishte një zgjedhje e guximshme dhe jopopullore për ta shkarkuar Mournhon, sepse ne të gjithë ishim të dashuruar me të. Mendoj se ishte një zgjedhje inteligjente, sepse ‘martesa’ nuk po funksiononte më. Mourinho dha mesazhe për të ardhmen, për rinovimin, po askush nuk iu përgjigj.

Gjithashtu, duke pasur parasysh rezultatet, ishte më mirë që ndarja të bëhej tani sesa në qershor. Josè është lider, por pa siguri për të ardhmen, pozita e tij po dobësohej dhe lojtarët e kishin kuptuar këtë.

Dhomat e zhveshjes i ndjejnë këto gjëra, disa kishin ndryshuar qëndrim edhe në ndeshje. Unë jam i pari që e dua Mourinhon, por ai grumbulloi mesatarisht 1.70 pikë në 138 ndeshje kampionati. Në këtë pikë është më mirë të ndahen rrugët”.

Së fundi për De Rossi: “Zgjedhje inteligjente, e përsëris. Ai ishte i vetmi që mundi t’i jepte frymë klubit dhe tifozëve, shpresoj që të shkojë mirë dhe të qëndrojë për një kohë të gjatë. 5 vite më parë thashë se Daniele do të bëhej një trajner i madh, ka dëshirë për t’u afirmuar.  Mendoj se mund të bëjë mirë, por duhet të bëjë zgjedhjet e duhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat