Italia në lot, sot lamtumira e Riva. Letra rrëqethëse e Materazzit

Futboll

Italia në lot, sot lamtumira e Riva. Letra rrëqethëse e Materazzit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:33
Materazzi

Në pritje të varrimit të planifikuar për sot pasdite (24 janar) në Cagliari, Italia vazhdon të mbajë zi për ndarjen nga jeta të Gigi Riva. Futbollisti legjendar vdiq në moshën 79-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Një dhimbje që Sardenja e ka të përbashkët me pjesën tjetër të vendit, e cila të kujton emocionalisht ish-sulmuesin e titullit të Cagliarit dhe golashënuesin më të mirë në historinë e kombëtares axurre, në të cilën ishte edhe menaxher.

Pikërisht në këtë cilësi e takuan shumë ish-lojtarë italianë, përfshirë kampionët e botës të vitit 2006, si Marco Materazzi, i cili donte t’i drejtohej me një letër emocionuese, të publikuar në rrjetet sociale: “Gigi, e di që më ke falur, por ndoshta është koha e duhur për të të kërkuar falje për një herë që nuk të dëgjova…

Atë ditë janari të vitit 2007, në Romë, kur ishte Blatter, ai që erdhi për të na kërkuar falje, – saktëson më pas ish-mbrojtësi në tekstin e postuar në profilin e tij në Instagram, – në Berlin nuk na kishte dhënë Kupën e Botës. Më thatë të tregohesha i sjellshëm me të. Unë t’u përgjigja i inatosur: Jo, Gigi. Nuk do t’ia shtrëngoj kurrë dorën, kurrë, kurrë…

Ti kishe bërë gjithçka që munde për të minimizuar momentin, por ti e di si jam gatuar. Ti më përmbaje gjithmonë, më mbroje më shume së kushdo, kur të shumtët më sulmonin. Dhe me siguri je ti, ai që e shtyve lamtumirën time nga kombëtarja.

Isha ne Cagliari me Interin, ti erdhe të më vizitoje dhe më binde se ideja ime për t’u larguar nga kombëtarja ishte e gabuar. Ky ishe ti, Gigi. Dikush me pak fjalë, por që gjeje gjithmonë të duhurat. Ja pse sot nuk gjejmë asnjë që nuk e ndjen dhimbjen e madhe të largimit tënd nga kjo botëa. Sa shumë do të na mungosh. R.I.P.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat