Voska Sport ndeshjet miqësore i nis me stil, 5:0

Futboll

Voska Sport ndeshjet miqësore i nis me stil, 5:0

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:40
Pamje nga ndeshja

Voska Sport e Ohrit ka regjistruar fitore të thellë 5:0 përballë Karaormanit fiqnj, në ndeshjen e parë të vitit 2024.

Nikolla Sharkoski dhe Alen Jasharoski ishin futbollistët që kishin shënuar gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Valentin Koçoski dhe Abdyhadi Jahja.

Ky i fundit realizoi dy gola, duke vendosur njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, në të cilin trajneri Miljan Radoviç ju dha mundësinë edhe blerjeve të reja të kësaj merkatoje, e që realisht kishin kënaqur me paraqitjet e tyre.

Kujtojmë, Voska Sport ishte një ndër skuadrat më aktive në merkato, duke angazhuar plotë 7 futbollistë të rinj, si Petar Bojo, Andre Mensalao, Antonio Ilieski, Kostadin Zahov, Ardit Iljazi, Abdylhadi Jahja dhe Fatjon Jusufin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat