Nëna e Dani Alves flet për komplot

Futboll

Nëna e Dani Alves flet për komplot

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:15
Dani Alves

Dani Alves është ende në pritje të gjykimit për sulmin e dyshuar seksual që ai kreu në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë, më 30 dhjetor 2022.

Një gjyq që po merr shumë kohë, me futbollistin brazilian në burg prej janarit të vitit të kaluar, pasi e kishte kërkuar në disa raste lirimin e përkohshëm.

Mirëpo, mbrojtja e brazilianit u lëkund kur u mësua se ai mund të mos i ishte bindur gjyqtarit hetues të çështjes, i cili në atë kohë ndalonte shpërndarjen e çdo të dhëne që lidhej me “viktimën”, 23-vjeçaren që pretendon se është përdhunuar nga ish-lojtari i Barcelonës.

Lucía Alves, nëna e futbollistit, ndau një video përmes Instagramit në të cilën “viktima” e sulmit të supozuar seksual shihet duke kërcyer me disa miq. Përveç kësaj, ajo ka treguar emrin dhe mbiemrin e të resë, duke shkelur kështu urdhrin e gjyqtarit.

Fillimisht, e gjitha ishte pjesë e një strategjie për të diskredituar “viktimën”, por nëna e Dani Alves pretendon se është një komplot.

“Unë nuk kam kryer asnjë krim dhe gjithçka do të vërtetohet, na mbetet vetëm të presim”, – ka shkruar Lucía Alves në llogarinë e saj në Instagram. Pasi pamjet bënë xhiron e botës brenda pak orësh, nëna e Dani Alves pretendon se nuk ka qenë fajtore për situatën.

Avokatja e saj, Graciele Queiroz, shton se “Zonja Lucía nuk ka kryer asnjë krim. Në fakt, ajo u mashtrua nga mesazhet. Si e morën numrin e saj dhe a e dinë se kush ishte ‘viktima’ e supozuar? Diçka nuk shkon; le të dalë në dritë e vërteta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat