Shqiptari zyrtarizohet në Rusi, zbulohen detajet

Futboll

Shqiptari zyrtarizohet në Rusi, zbulohen detajet

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:04
Shabanhaxhaj në mes

Sulmuesi shqiptar Dardan Shabanhaxhaj është zyrtarizuar në Rusi te klubi i Rubin Kazan, aty ku i bashkohet Mirlind Dakut.

22-vjeçari ishte pjesë e Murës në Slloveni, por tashmë do të nisë një aventurë të re.

Së fundmi, janë zbuluar edhe disa detaje nga transferimi i sulmuesit në Rusi, ku pjesë e tratativave ishte edhe menaxheri shqiptar, Shkumbin Qormemeti. Rubin Kazan pagoi plot 1.2 milionë euro për Shabanhaxhaj, ndërkohë vetë futbollisti ka firmosur një kontratë për katër vite e gjysmë.

Për Rubin Kazan, transferimi i Shabanhaxhajt konsiderohet si tepër i rëndësishëm me rusët që synojnë të ngrejnë nivelin në skuadër.

Shabanhaxhaj në këtë sezon me Murën në Slloveni u aktivizua në 19 ndeshje duke shënuar edhe shtatë gola ndërsa objetivi është që këtë ecuri ta ruajë edhe me Rubin Kazan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat