West Ham “i çmendur” pas Carbonit

Futboll

West Ham “i çmendur” pas Carbonit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 00:07
Carboni

Numra të rëndësishëm për Valentin Carboni..

Playmaker nga Monza, por në pronësi të Interit, po kalon një sezon të shkëlqyer në skuadrën e drejtuar nga Raffaele Palladino.

Pas nisjes në pankinë, argjentinasi i lindur në vitin 2005 ka fituar vendin e tij në ekip me paraqitjet e tij dhe deri më tani ka luajtur 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke shënuar dy gola dhe tre asistime.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve nga jashtë.

Sipas asaj që ka mbledhur redaksia e “tuttomercatoweb”, West Ham ka ofruar 11 milionë euro për paraqitjet sportive të lojtarit, por klubi zikaltër i është përgjigjur kategorikisht jo anglezëve, duke ia kthyer ofertën dërguesit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat