Futbollisti i Barcelonës rrezikon operimin dhe mbylljen e sezonit

Futboll

Futbollisti i Barcelonës rrezikon operimin dhe mbylljen e sezonit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:49
Alehandro Balde

Çerekfinalja e Kupës së Mbretit ndaj Atletik Bilbaos rezultoi të ishte e mallkuar për lojtarin e Barcelonës, Alehandro Balde.

Anësori i krahut të majtë u detyrua të braktiste fushën e lojës në minutën e 23′ pas një tërheqje mukulore.

Ai iu nënshtrua analizave më të detajuara të cilat zbuluan se koha e rikuperimit do të jetë jo më pak se katër muaj.

Një opsion është edhe ndërhyrja kirurgjikale, por kjo alternativë do t’i jepte fund shanseve për rikthimin në fushë brenda këtij sezoni.

20-vjeçari dhe mjekët nuk kanë marrë një vendim final, me futbollistin që duhet të përcaktojë mënyrën e rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat