Ish-“ylli” argjentinas shtrohet në spital psikiatrik

Futboll

Ish-“ylli” argjentinas shtrohet në spital psikiatrik

Më: 26 janar 2024 Në ora: 11:54
Argjentina

Ish-“ylli” argjentinas shtrohet në spital psikiatrik!

Dikur ishte mes më të mirëve, por kohët ndryshojnë dhe tashmë është duke kaluar ndoshta periudhën më të errët të jetës së tij. Ish-anësori i Napoli, PSG e Kombëtares argjentinase, Ezequiel Lavezzi është shtruar në një spital psikiatrik, në Buenos Aires, pasi vuan nga ipomania, një sëmundje që prek humorin e një personi duke e bërë atë edhe të jetë agresiv.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave, Lavezzi i është nënshtruar një regjimit tejet rigoroz, ku disa ditë i ka kaluar edhe në izolim të plotë nga të tjerët.

Prestigjiozja franceze, “L’Equipe” ka arritur të zbulojë edhe një bisedë, me një të afërm të 38-vjeçarit, i cili ka treguar se gjithë sakrificën ish-“ylli” i krahut të majtë të sulmit po e bën për djalin e tij.

Po ashtu, Lavezzi i është rrëfyer të afërmit të tij se në këtë periudhë rehabilitimi duhet edhe të lërë pas abuzimet me drogën dhe alkoolin, ndërsa , avokati i ish-sulmuesit shprehet se Lavezzi do të qëndrojë në klinikën e rehabilitimit për një periudhë të paktën trejavore ndërsa më pas mjekët do të marrin një vendim nëse argjentinasi mund të rikthehet në shtëpi apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat