Vendimi i vështirë

Futboll

Vendimi i vështirë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:40
Naço

Ai është një simbol i Madridit dhe i ‘Madridizmit’ Hoze Ignacio Fernandez Iglesias, i njohur për të gjithë thjesht si Naço,

34-vjeç dhe me një jetë futbollistike në radhët e ‘Merenges’. Mbrojtës i krahut dhe qendërmbrojtës, spanjolli është gjithashtu një simbol i seriozitetit dhe profesionalizmit maksimal.

Naço do të dëshironte të mbyllte karrierën e tij te Real Madridi, por ‘El Nacional’ flet për lamtumirën e tij të mundshme në qershor, kur i skadon kontrata, me urdhër të Perez dhe ndoshta Ançeloti-t, të cilët të dy duan të shtojnë një mbrojtës më të ri dhe më premtues në skuadër. Në listë do të ishte edhe italiani Skalvini, i freskët nga rinovimi i tij me Atalantan.

Kështu, Naço mund të ‘detyrohet’ ta mbyllë karrierën diku tjetër. Një vit më parë ai u vu në shënjestër nga Interit dhe, sipas medias spanjolle, zikaltrit mund ta marrin verën e ardhshme. Megjithatë, skenari mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm, me Realin ndoshta të hapur për një rinovim tjetër njëvjeçar duke pasur parasysh lidhjen e fortë me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat