Empoli sfidon Juventusin

Futboll

Empoli sfidon Juventusin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:06
Ardian Ismajli

Për Empolin e shqiptarëve, kalendari i kësaj fundjave në Serinë A ofron një sfidë në kufinjtë e së pamundurës.

Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi do të jenë të ftuar në Torino përballë kryesuesve të kampionatit italian, Juventus. Empoli noton në ujëra të turbullta në këtë sezon, teksa ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara.

Ndryshimi i trajnerit i ka dhënë një nxitje skuadrës që arriti një fitore ndaj Monzës.

Por, në “Juventus Stadium” gjithçka do të jetë shumë e vështirë.

Sipas informacioneve të bëra me dije nga mediat italiane, nga treshja e shqiptarëve në fushë pritet të jetë vetëm mbrojtësi i kuqezinjve, Ardian Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat