Rritet konkurrenca për Strakoshën, Brentfordi prezanton “gjigantin” nordik

Futboll

Rritet konkurrenca për Strakoshën, Brentfordi prezanton “gjigantin” nordik

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:15
Strakosha e Valdimarsson

Përforcim në portë për skuadrën e Brentfordin.

Klubi i Premier League ka siguruar shërbimet e Hakon Rafn Valdimarsson, për shërbimet e të cilit ka paguar 2.6 mln euro në arkat e suedezëve të Elfsborgut. Duke fituar konkurrencën me Aston Villan.

22-vjeçari, 1.95 metra i gjatë, i cili është pjesë e kombëtares së Islandës, ka firmosur deri në 2028 me Brentfordin. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit për dy vite të tjera.

Valdimarsson u shpall portieri i vitit në Allvenskan për vitin 2023. Pasi e mbajti portën e paprekur më shumë se të tjerët (13). Dhe kreu gjithashtu më shumë pritje se kolegët e tij (78).

“Jam shumë, shumë i lumtur. Kishte konkurrencë nga shumë klube të tjera, duke përfshirë disa nga Premier League. Ne po rritemi si klub dhe kemi treguar se i përmirësojmë dhe rritim lojtarët”, u shpreh trajneri Thomas Frank.

Shtohet në këtë mënyrë konkurrenca për Thomas Strakoshën, me “gardianin” shqiptar që po bën rolin e zëvendësit të Mark Flekken tek ekipi anglez. Strakosha numëron 344 minuta aktivizim këtë sezon me Brentfordin.

“Sinqerisht, unë kam nevojë të luaj. Duhet të gjej një zgjidhje me klubin. E di shumë mirë se çfarë meritoj dhe çfarë kam bërë në karrierën time. E di se kush jam, kështu që duhet gjetur një zgjidhje pasi dua të luaj.

Europiani është përpara dhe duhet gjetur një zgjidhje më e mirë. Nuk do të kisha ardhur kurrë këtu nëse do ta dija se do të qëndroja në stol. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time dhe nuk do ta bëj tani”, u shpreh Strakosha disa ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat