Shqipëria kundër Kilit, në miqësoren e dytë të muajit mars?

Futboll

Shqipëria kundër Kilit, në miqësoren e dytë të muajit mars?

Më: 27 janar 2024 Në ora: 11:58
Shqipëria

Ekipi i Silvinjos do të luajë miqësoren e parë kundër Suedisë më 25 mars në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, me takimin që është bërë zyrtar nga FSHF-ja.

Gjithashtu, “kuqezinjtë” janë shumë pranë finalizimit të detajeve të fundit për miqësoren e dytë në mars, që do të jetë ndaj kombëtarës së Kilit.

Takimi do të zhvillohet në Itali, teksa pritet që të vendoset data edhe qyteti i ndeshjes, detaje të cilat janë duke u diskutuar mes dy federatave, teksa bisedimet i konfirmon presidenti i federatës kiliane.

Këta të fundit kanë prezantuar trajnerin e ri Rikardo Gareka dhe si debutim mund t’i serviret miqësorja me Shqipërinë. Pablo Milad, presidenti i Federatës së Futbollit të Kilit ka konfirmuar këtë lajm për mediat pas prezantimit të trajnerit.

“Po rregullojmë detajet me Shqipërinë, do të luhet në Itali. Nuk është ende përfundimtare, por është një përqindje shumë e lartë.

Ne jemi duke përpunuar detajet, duke përcaktuar se në cilin qytet do të luajmë në Itali, por negociatat janë avancuar”, u shpreh Pablo Milad.

Kili do të luajë kundër Francës më 26 mars një takim tjetër miqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat