Ismajli flet për gjasat e Shqipërisë në Euro 2024, për Empolin në Serie A: Disa shokëve ia kam mësu disa fjalë shqip

Futboll

Ismajli flet për gjasat e Shqipërisë në Euro 2024, për Empolin në Serie A: Disa shokëve ia kam mësu disa fjalë shqip

Më: 27 janar 2024 Në ora: 18:07
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli është njëri nga futbollistët shqiptar me në formë të momentit. 

Kjo e dëshmon edhe fakti se qendërmbrojtësi i Empolit është një nga vetëm dy lojtarët në top pesë ligat evropiane qe nuk është dribluar nga kundërshtaret.  

Së fundi në një intervistë ai ka folur për rekordin dhe synimet e tij në këtë sezon. 

Image

“Me thënë të drejtën është krenari që të jem pjesë e kësaj liste me këto statistikat në mesin e lojtarëve dhe ligave me të respektuara te futbollit. 

Gjithsesi kjo me motivon shumë pasi me punë të madhe kam arritur deri këtu dhe do te vazhdoj kështu. Dua ta ndihmoj ekipin drejt objektivave që i kemi në këtë sezon, të qëndrojmë në Serie A”,- ka thënë Ismajli për emisionin SportON ne Urban FM. 

Tutje reprezentuesi Shqipërisë ka cekur se në ekipin e Empolit ka atmosferë të shkëlqyer e sidomos edhe marrëdhëniet me lojtarët si Etrit Berisha e Stiven Shpendi me të cilët edhe komunikojnë në gjuhen shqipe. 

“Prej ditës së parë kur kam ardhë në Empoli kam gjet bashkëlojtar shqiptar, fillimisht ka qenë Nedim Bajrami, Kristijan Asllani pastaj Samir Ujkani pastaj arriti edhe Etriti edhe Shpendi kur ke bashkombas shqiptar ndërlidhen gjelbër edhe e kam pas shumë ma lehtë edhe komunikimi po edhe stërvitjet edhe lojët. Disa prej shokëve ia kam mësu disa fjale shqip”. Vazhdoi tutje 27 vjecari. 

Ismajli po ashtu foli edhe për kundërshtarët dhe gjasat e kombëtares se Shqipërisë ne Euro2024. 

“Çka mundemi me garantu që do të shkojmë dhe te japim maksimumin.

Me përkrahjen e shikuesve që në Gjermani do te jetë sikurse në Francë mbase edhe më shumë sepse e dijm qe ka shumë shqiptar atje e di se i gjithë stadiumi do të jete kuq e zi ne tri ndeshjet.  

Kroacia nuk e ka gjeneratën qe e ka pas dhe ka lojtarë të ri dhe nuk i ka ata yjet qe i ka pas.

Po ashtu edhe te Italia ka ndryshime. Mund te them se Spanja është me favorite shkaku i lojës sidomos me mbajtjen e topit.

Kemi përparësi qe luajmë ndeshjen e parë me Italinë. 10 prej lojtarëve tonë luajnë në Itali dhe kjo na jep një përparësi pasi e njohim sistemin e tyre, po ashtu edhe trajneri ynë e njeh mjaft mire ligën pasi ka punuar atje kështu qe nuk mund te përjashtohet një befasi. Po besoj shume se do ti bëjmë krenar shqiptaret” .

ish futbollisti i Prishtinës dhe 2 Korrikut tregoj se cili është sulmuesi me i vështirë me të cilin është perballur ne Serie A.

“Dihet se gjithë sulmuesit në Itali janë të fortë por mund te them se Lukaku është shumë vështirë me marku, pasi është një futbollist shume fizik. Pastaj vijnë të tjerët".

Gjatë këtij viti, Ardian Ismajli ka zhvilluar 15 paraqitje në Serie A dhe 1 në kuadër të kupës për skuadrën e Empolit. Kurse te Shqipëria ka luajtur në 6 ndeshje kualifikuese për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat