Mehmeti: Duhet reagim, japim maksimumin ndaj Kukësit

Futboll

Mehmeti: Duhet reagim, japim maksimumin ndaj Kukësit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 18:51
Dritan Mehmeti

Dinamo do të presë nesër Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superiore.

Në prag të këtij dueli, trajneri i bluve Dritan Mehmeti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.

“Nuk e kemi nisur mirë vitin, edhe pse jemi mundur për të pasur një ecuri pozitive.

Duhet patjetër që të dalim nga kjo situatë, që të kalojmë edhe presionin psikologjik që ka pasur skuadra, sepse na la shenjë ndeshja me Tiranën.

Duhet të gjejmë forca për t’u ringritur dhe mendoj që do ta kalojmë këtë situatë, duke përballuar një ndeshje shumë të rëndësishme.

Kukësi ka elementë mjaft të mirë. I gjithë stafi ynë dhe lojtarët e kanë kuptuar që duhet të reagojmë. Duhet të japim më të mirën në fushë.

Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta dhe ne vetë pozicioni që kemi nuk na lejon të mendojmë më shumë se sa për Kukësin. Duhet patjetër që bëjmë më të mirën në këtë ndeshje dhe pastaj t’i japim vetes kohë që të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Merkato? Skuadra duhej të ishte kristalizuar më parë.

Në këtë merkato është e vështirë të gjesh lojtarë. Ka ardhur Qefalija, që është një lojtar i talentuar, por është i ri.

Do kishim nevojë për një lojtar që ka më shumë eksperiencë, por shpresojmë që edhe ai do të na ndihmojë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat