Sulmuesi i Man.United në telashe, kamarierja: Ishte aq i dehur sa i ranë të gjitha paratë

Futboll

Sulmuesi i Man.United në telashe, kamarierja: Ishte aq i dehur sa i ranë të gjitha paratë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:14
Marcus Rashford

Sezoni 2023-2024 vijon të jetë problematik për sulmuesin anglez Marcus Rashford, që përveç “thatësisë” në gola, ka edhe telashe jashtë fushe.

Sipas klubit, lojtari nuk ishte i pranishëm e Manchester United në ndeshjen kundër Newport Country në FA Cup për shkak të problemeve fizike. Por, në realitet, anglezi ishte fotografuar ditë më parë i dehur në një lokal. në Lavery’s pasi kishte mbërritur në Belfast.

Sarah Adair, 30-vjeçarja që shërbeu lojtarit në lokal, ka shpjeguar për “The Sun” se si ka kaluar mbrëmja e futbollistit: “Në një moment ai ishte aq i dehur sa mori çantën, ajo i ra në tokë dhe ranë të gjithë gjërat që kishte brenda në të. Edhe paratë. Ishin të gjitha kartëmonedha prej 20 stërlinash. Mendoj se kishte midis 8,000 dhe 10,000 stërlina “cash” me vete”.

“Më pas ai goditi murin, unë duhej ta merrja në krah dhe ta vendosja në shtrat rreth orës 3 të mëngjesit. Ai ishte i veshur plotësisht dhe mendoj se i ka rënë të fikët ashtu. Ai as nuk u fut nën mbulesë. Ai vinte erë tekila dhe kokteje”, tha më tej kamarierja.

Një burim i afërt me Rashford tha se ai u kthye në hotel rreth orës 1.15 të mëngjesit, nuk kishte pirë alkool dhe kishte më pak se 1000 £ në para. Kjo erdhi pasi sulmuesi i Manchester United kaloi dy ditë duke festuar teksa vizitonte një mik në Belfast dhe mori një avion privat në qytet në orën 7 të mëngjesit të së premtes.

Për këto veprime, Rashford u gjobit me 650,000 stërlina nga klubi dhe nuk u thirr për ndeshjen e FA Cup kundër Neëport Country. Kamerierja shtoi: “Ai hyri me dy burra dhe dy gra, njëri ishte qartë një shok dhe tjetra ishte franceze dhe shumë e bukur.

Dukej sikur ishte me Marcusin ashtu siç ndërvepruan, ai i preku krahun, ajo i preku gjurin, por nga biseda mund të kuptosh se ata nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe aq mirë.

Dukej sikur ai sapo e kishte takuar. Rashford nuk kishte ndërmend të kthehej në shtëpi, më kërkoi të dilnim në një takim, por ishte e qartë në një mision për t’u dehur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat