Davies qetëson Bayernin

Futboll

Davies qetëson Bayernin

Më: 31 janar 2024 Në ora: 18:36
Alphonso Davies

Alphonso Davies vazhdon të mbajë në presion Bayern Munich.

Klubi gjerman ka frikë se çështja Alaba mund të përsëritet, duke u larguar falas pasi t’i përfundoi kontrata.

E ardhmja e mbrojtësit kanadez mund të jetë gjithashtu në Spanjë te Real Madrid, të cilët po përpiqen ta bindin lojtarin që të mos rinovojë kontratën e tij me bavarezët, që skadon më 30 qershor 2025.

Davies, megjithatë, nuk dëshiron të veprojë në mënyrë të tillë dheu ka dhuruar siguri kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

“Ndihem shumë rehat këtu. Unë luaj në një ekip të jashtëzakonshëm, një nga klubet më të mira në Evropë.

Dua të qëndroj i fokusuar dhe të japim gjithçka për ekipin dhe tifozët tanë.

Stili im i lojës ka ndryshuar pak që nga fillimi. Sot di të bëj shumë gjëra shumë më mirë se katër vjet më parë.

Sigurisht, sot kam më shumë përvojë, por jam ende i ri dhe dua të vazhdoj të mësoj dhe të përmirësohem”-theksoi Davies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat