Mesfushori i Juves: Idhulli im? Totti

Futboll

Mesfushori i Juves: Idhulli im? Totti

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:21
Totti

Më e veçanta është ajo e Weston McKennie. Mesfushori amerikan ka patur një debulesë për Francesco Tottin, kapitenin e Romës.

“E di që do të më urreni, por idhulli im është Francesco Totti”, shprehet McKennie, i cili është rritur duke shijuar magjitë e legjendës së verdhekuqve.

Ndërkohë, klubi nga Torino ka zyrtarizuar afrimin e Carlos Alcaraz nga anglezët e Southamptonit. 21-vjeçari luan si qendërmesfushor dhe mesfushori i avancuar.

Alcaraz, i cili është grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës, por nuk ka debutuar ende me kampionët e botës, ka firmosur me Juventusin.

Akordi është arritur mbi bazën e huazimit (3 mln euro) me të drejtë blerjeje nga klubi italian në fundin e sezonit (40 mln euro). Lojtari argjentinas ka zgjedhur fanellën me numër 26.

“Zonja e Vjetër” ka siguruar edhe shërbimet e Pedro Felipes, 19-vjeçarit brazilian që vjen nga Palmeiras U20. Lojtari shtatlartë luan në qendër të mbrojtjes dhe për momentin do të aktivizohet me skuadrën e dytë të Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat