Broja “ngroh” stolin në përballjen Liverpool - Chelsea

Futboll

Broja “ngroh” stolin në përballjen Liverpool - Chelsea

Më: 31 janar 2024 Në ora: 20:47
Formacionet

Mund të thuhet me plotë gojë se është përballja më e rëndësishme e javës së 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me “Të Kuqtë” e Liverpool, që do të sfidohen në “mitikun” e “Anfield Road”, nga “Blutë” e Chelsea, në një përballje, ku për fat të keq, “bomberi” shqiptar, Armando Broja do të “ngrohë” stolin.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Jurgen Klopp i ka rreshtuar të tijët, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë si zakonisht është vendosur braziliani Alisson. Në krahët e mbrojtjes janë Joe Gomez e Bradley, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e Konate.

“Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Jones, Mac Allister e Szoboszlai, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Darwin Nunez, Diogo Jota e Luis Diaz.

Në krahun tjetër, tekniku Maurizio Pochettino i ka pozicionuar në fushë djemtë e tij, me formacionin e tij të parapëlqyer, 4-2-3-1, ku në portë është talenti serb, Dorde Petrovic. Krahët e mbrojtjes mbulohet nga Disasi e Chilëell e në qendër vendosen Thiago Silva e Badiashile. Para mbrojtjes janë pozicionuar Enzo Fernandez e Moises Caicedo e më ta avancuar janë Noni Madueke, Connor Gallagher e Raheem Sterling, me “fantazistin”, Cole Palmer që qëndron i vetëm në majën e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat