Lojtari shqiptar e ka një mesazh për Romën

Futboll

Lojtari shqiptar e ka një mesazh për Romën

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 15:35
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është bërë me ekip të ri. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë është transferuar tek skuadra e Sassuolos nga Roma.

Në fakt, Kumbulla ka shkuar në formë huazimi deri në fund të stinorit.

Forma jo e mirë dhe Euro 2024 afër kanë bërë që mbrojtësi shqiptar dhe ekipi kryeqytetas të marrin vendim për huazimin e tij, e këtë e ka shfrytëzuar Sassuolo.

Mbrojtësi shqiptar ka vuajtur shumë në sezonin e fundit, pasi ka qenë jashtë fushave nga sezoni i kaluar shkaku i një dëmtimi.

Pasi që nënshkroi me Sassuolon, Kumbulla e ka falënderuar Romën për kohën e kaluar atje.

“Faleminderit për mënyrën se si më keni pritur dhe për emocionet që më keni bërë të ndjej, sigurisht që nuk do t’i harroj kurrë. I uroj klubit dhe të gjithë tifozëve të tij fantastikë një fund të mirë të sezonit, fat të mire”, ka shkruar mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Ndryshe, Kumbulla ka qenë i lidhur edhe me një kalim te Udinese dhe Genoa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat