Tirana dy ndeshje pa fitore: ‘Pa vuajtje, s’ka fitim’

Futboll

Tirana dy ndeshje pa fitore: ‘Pa vuajtje, s’ka fitim’

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:59
Tirana

Tirana do të udhëtojë në transfertë ku do të përballet me Kukësin ditën e shtunë në kuadër të javës së 22-të të Superiores.

Ndeshja e orës 13:30 vë përballë dy ekipe që kërkojnë me çdo kusht pikët.

Bardheblutë vijnë pas 2 rezultateve zhgënjyese ndaj Teutës dhe Skënderbeut që ka ulur sërish moralin në skuadër.

Klubi ka publikuar në rrjete sociale pamjet nga stërvitja e sotme: "Pa vuajtje, s’ka fitim”, si për të simbolizuar gjendjen aktuale që po kalon ekipi.

Nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj, grupi ka vijuar me seancën e rradhës stërvitore.

Ndaj Kukësit mungesë do të jetë Erjon Hoxhallari i cili u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa portieri Leon Kozi është lënë pushim sot për arsye gripale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat