Talenti i Bashkimit ftohet nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë

Futboll

Talenti i Bashkimit ftohet nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:56
Shaban Memeti

Shaban Memeti është futbollist i talentuar nga Kumanova, i cili para pak ditësh është angazhuar te Bashkimi.

Memeti dje ka pranuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë U-19.

Në këtë mënyrë ai po trason rrugën e dajës së tij, Taulant Seferi, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare.

Memeti mezi e ka pritur ftesën. Madje, në një intervistë për Open-TV pati deklaruar se ëndërron fanellën kuqezi dhe se do të shkojë rrugës së dajës së tij. Dhe, ja ëndrra po i bëhet realitet.

Memeti duhet të jetë në grumbullim treditor nga 05-07 shkurt  2024 në hotel “Tropikal Resort” në Durrës.

Lajmin për ftesën e Memetit e ka publikuar edhe faqa zyrtare e KF Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat