Ja arsyeja pse Xhaka pritet të jetë në bankën rezervë

Futboll

Ja arsyeja pse Xhaka pritet të jetë në bankën rezervë

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:54
Granit Xhaka

Granit Xhaka ka qenë prej lojtarëve më të mirë te skuadra e Leverkusenit në edicionin aktual.

Leverkuseni është lider i Bundesligës, por ai pritet të jetë në bankën rezervë për duelin kundër Darmstadtit që zhvillohet sot prej orës 15:30.

Xhaka u vlerësua si futbollisti më i mirë në mesfushë në elitën gjermane nga mediumi “Kicker” pas pjesës së parë të edicionit.

Xhaka ka katër kartonë të verdhë, ndërsa edhe një tjetër do t’i kushtonte me suspendim për ndeshjen e ardhshme.

Duelin e radhës, Bayer Leverkuseni do ta zhvillojë kundër Bayernit dhe trajneri Alonso mund të mos rrezikojë me të.

Ballafaqimi me Bayernin është më i rëndësishmi për Leverkusenin në edicionin aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat