Granada ngec

Futboll

Granada ngec

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:55
Pamje nga ndeshja

Granada-Las Palmas u mbyll me barazimin 1-1, me vendasit që e mbyllën këtë takim me dhjetë lojtarë.

Sfida e vlefshme për javën e 23-të të La Liga rezultoi shumë e luftuar, ndërsa në minutën e 21’ vendasit mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Piatkowski u ndëshkua me karton të kuq.

Ndonëse në inferioritet numerik, Granada ia doli të zhbllokojë sfidën në minutën e 43’ me Bruno Mendez që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Ndërkohë, miqtë barazuan në minutën e 68’ me Pejino që shënoi për Las Palmas.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni të futbollit u aktivizua në minutën 46’, ndërsa në minutën e gjeti rrugën drejt rrjetës, por goli i tij anulohet, pasi shqiptari ishte në pozicion të parregullt.

Në fund kjo përballje u mbyll me barazimin 1-1, me Granadën që renditet në vend të 19-të me 12 pikë, teksa Las Palmas në vend të nëntë me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat