Premtojnë spektakël

Futboll

Premtojnë spektakël

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Jo vetëm në Superiore, edhe në Kategorinë e Parë do të luhet një supersfidë.

E gjithë vëmendja e tifozëve do të jetë në Elbasan.

Elbasani dhe Flamurtari do të duelojnë mes tyre në një sfidë që pritet të jetë spektakolare në “Elbasan Arena” në orën 17:00. Një duel me “aromë” Superioreje, pasi të dyja skuadrat kërkojnë ngjitjen në elitë për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Nevil Dedes vjen si kryesuese në këtë përballje, ndërsa vlonjatët nuk po kalojnë një situatë të qetë pas barazimit me Besën.

Kuqezinjtë në Elbasan do të kërkojnë vetëm fitoren për të kthyer entuziazmin në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat