Dinamo fiton dhe bind

Futboll

Dinamo fiton dhe bind

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 15:28
Dinamo

Dinamo ka siguruar një fitore bindëse që padyshim do të kthejë entuziazmin te blutë, pasi ka mundur me goleadë 4-0 Erzenin në transfertë.

Blutë kanë dominuar ndaj shijakasve sfidën teksa gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë me anë të Hoxhës dhe Kaçorrit.

Shijakasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por shpërdoruan disa mundësi të mira para portës kundërshtare.

Megjithatë, kur ata ishin hedhur të tërë drejt sulmit, erdhi goli i Zabërgjës që mbylli çdo shpresë për përmbysje, ndërsa në fund ishte Bardhi i cili vuri vulën fitores 4-0 që largon Dinamon nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe e shtyn më afër asaj të “Final Four”.

Shënues: 32′ Hoxha, 38′ Kaçorri, 85′ Zabërgja, 89′ Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat