Van de Beek lihet jashtë skuadrës së Frankfurtit

Futboll

Van de Beek lihet jashtë skuadrës së Frankfurtit

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:14
Van de Beek

I huazuari i Manchester Unitedit, Donny van de Beek, raportohet se është lënë jashtë skuadrës së Eintracht Frankfurt për Ligën e Konferencës këtë sezon.

26-vjeçari iu bashkua skuadrës së Bundesligës në formë huazimi deri në fund të sezonit muajin e kaluar dhe që atëherë ai ka bërë tre paraqitje.

Megjithatë, pasi ishte një zëvendësues i papërdorur në humbjen 2-0 ndaj Kolnit të premten, botimi gjerman “Bild” pretendon se ish-lojtari i Ajaxit i është thënë nga trajneri Dino Toppmoller se nuk do të jetë pjesë e fushatës evropiane të klubit këtë sezon.

Raporti shton se Van de Beek tregoi “shenja të mira” në tre ndeshjet e tij për “The Eagles”, por “jo të mjaftueshme” në përgjithësi dhe mungesa e veprimit të tij për Unitedin është “qartësisht” duke pasur një efekt negativ.

Kalimi i ndërkombëtarit holandez te Unitedi nuk ka funksionuar siç ishte planifikuar dhe megjithëse Frankfurti mund t’i japë fund makthit të tij në Old Trafford me një opsion blerjeje prej 14 milionë euro, nuk ka asnjë garanci që skuadra e Bundesligës do të vazhdojë me atë transferim.

Mesfushori e ndërroi Ajaxin me Unitedin për 35 milionë funte në vitin 2020, por ai ka luajtur vetëm 62 herë për klubin që atëherë dhe vetëm 23 prej tyre kanë qenë startues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat