Ultimatum për sfidën ndaj Kukësit

Futboll

Ultimatum për sfidën ndaj Kukësit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 12:50
Skënderbeu

Skënderbeu do të presë në shtëpi skuadrën e Kukësit, me korçarët që kanë ktheyr fokusin tashmë te dueli me verilindorët.

Sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 17:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 23-të të Superiores.

Korçarët në 5 ndeshjet  fundit kanë arritur të marrin vetëm 1 fitore dhe këto rezultate tregojnë se po kalojnë një “krizë”. Drejtuesit nuk e duan diçka të tillë dhe rezultatet e sfidave të fundit duket se kanë mbushur “kupën”.

Ndaj Kukësit janë të detyruar vetëm për fitoren dhe nuk u lejohen hapa fals dhe ky ëhstë si nëj ultimatum ndaj lojtarëve për të arritur te 3 pikët. Në të kundër do të rrezikonin shumë në klasifikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat