Deco: Ne kemi nevojë për një trajner që e di çfarë është Barça

Futboll

Deco: Ne kemi nevojë për një trajner që e di çfarë është Barça

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:16
Deco

Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco në një intervistë për “Esport 3”, ka folur për pasuesin e Xavi Hernandezit.

Xavi tashmë e ka konfirmuar largimin e tij nga Barcelona në fund të këtij sezoni.

Deco thotë se në afatin kalimtar të verës nuk do të ketë blerje të mëdha. Sipas tij, katalonasit kanë nevojë për një trajner që e di së çfarë është Barcelona.

“Ne nuk do të bëjmë blerje të mëdha dhe menaxheri i ri duhet ta kuptojë këtë. Ne kemi nevojë për një menaxher që e di se çfarë është Barça dhe e kupton realitetin tonë aktual”, ka thënë Deco.

Ai ka hedhur poshtë mundësinë e Marquez të marrë “timonin” e Barcelonës.

“Marquez po bën punën e tij dhe po rritet si trajner në ekipin rezervë. Tani për tani ai nuk konsiderohet për të ardhmen”, ka theksuar Deco.

Ai ka folur edhe rreth mundësisë që Jose Mourinho të jetë zëvendësues i Xavit.

“Mourinho është shok i imi, por unë nuk kam folur më të që një kohë të gjatë”, ka pohuar Deco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat