KF Bashkimi nga Luboteni godet me dy përforcime të mëdha

Futboll

KF Bashkimi nga Luboteni godet me dy përforcime të mëdha

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:24
KF Bashkimi

KF Bashkimi nga Luboteni ka njoftuar për prurjet e fundit në skuadrën e tyre për sezonin pranveror në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni.

Bëhet fjalë për Sejdi Zendeli nga Luboteni, i cili si futbollist është rritur te FC Shkupi, kurse disa vite ka qenë pjesë e Vëllazërimit nga Kërcova. Ai luan në repartikn defensiv dhe këtë sezon ka shprehur dëshirën që të ndihmojë klubin e vendlindjes.

Zendeli konsiderohet si përforcim i nevojshëm për lubotenasit.

Ndërkohë, përvec Zendelit, KF Bashkimi ka menduar edhe për portën, e cila pritet t’i besohet Behar Abdulit, i cili vjen nga Hasanbegu. Ai është portier me përvojë të madhe. Abduli karrierën e ka nisur te Fortuna nga Hasanbegu, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Gjermani dhe Kosovë. Ai ka qenë portier i KF Vllaznia nga Pozhorani.

Me këto dy prurje të reja, KF Bashkimi do të luaj një rol të rëndësishëm në sezonin pranveror të Ligës së Tretë-grupi Veri.

Thjeshtë nga KF Bashkimi do të varet fati i skuadrave që pretendojnë kreun e lartë të tabelës së klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat