Futbollisti dëshmon në gjyq për akuzat ndaj tij: Isha i dehur, por ajo bëri gjithçka me dëshirën e saj

Futboll

Futbollisti dëshmon në gjyq për akuzat ndaj tij: Isha i dehur, por ajo bëri gjithçka me dëshirën e saj

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:15
Dani Alves

Gjyqi vazhdoi të mërkurën me dëshminë e Dani Alves, i akuzuar për përdhunimin e një vajze të re në një klub në Barcelona.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe i kombëtares së Brazilit këmbënguli se ai ishte i dehur dhe se kishte përshtypjen se viktima në fjalë po bënte gjithçka me dëshirën e saj.

“Kur arritëm në klub, vallëzuam për pak kohë. Fillimisht erdhën dy vajza dhe më pas tre të tjera në grupin tonë. Ato ishin shumë rehat dhe komode me ne “, tha braziliani, duke kundërshtuar dëshminë e kushëririt të vajzës, i cili tha se vajzat nuk ishin rehat.

“Unë dhe ajo filluam të kërcenim. Kaluam mirë, u kënaqëm të gjithë me njëri-tjetrin. Ajo filloi të kërcente më afër meje duke prekur pjesët e trupit tim. Fillova të bëja edhe unë të njëjtën gjë dhe kuptova që kishim një kimi seksuale të dy. I thashë të shkonte në banjë dhe nuk kundërshtoi.

Mendova fillimisht se nuk do të vinte, por në fund u fut në banjë. Filluam të putheshim. Filloi të më tërheqë pantallonat poshtë. Ne bëmë atë që donim që të dy të bënim, nuk veprova në kundërshtim me dëshirat e saj.

Më pas u largova sepse nuk doja të më shihnin duke dalë nga banja së bashku me të. Ajo nuk më tha që donte të largohej, unë nuk e mbajta me dhunë, nuk e kam goditur e as nuk e kam kapur nga flokët. Unë nuk jam i dhunshëm, ne u kënaqëm të dy dhe ajo aprovoi gjithçka me dëshirën e saj”, u shpreh Dani Alves para gjykatësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat