Egnatia e “frikshme” përballë Laçit

Futboll

Egnatia e “frikshme” përballë Laçit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:40
Pamje nga një ndeshjeb

Egnatia – Laçi është një nga duelet mjaft interesante të javës së 23-të të Superiores. Kjo sfidë luhet në orën 13:30 në “Egnatia Arena”.

Rrogozhinasit vijnë si kryesues në këtë përballje dhe ndaj kurbinasve shihen si favoritë, ndërsa nga krahu tjetër bardhezinjtë prej 7 ndeshjesh nuk e njohin humbjen dhe do të tentojnë një tjetër rezultat pozitiv në Rrogozhinë.

Për “djemtë” e Mirel Josës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Egnatia është si “macja e zezë”, pasi në 8 përballjet e fundit mes tyre janë rrogozhinasit ata që dominojnë.

Në plot 6 sfida skuadra e Edlir Tetovës ka dalë fitimtare, ndërsa dy sfida të tjera janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e skuadrës së Laçit ndaj Egnatias daton në prill të 2022.

Ditën e shtunë bardhezinjtë do të synojnë të “thyejnë” mallkimin dhe të marrin fitoren e parë ndaj Egnatias në këtë sezon, pasi edhe dy ndeshjet e kaluara kanë përfunduar në favor të rrogozhinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat