Dy supersfida që nuk duhen humbur

Futboll

Dy supersfida që nuk duhen humbur

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 15:08
Lotar Mateus

Telekomanda e televizorit në duart e Lotar Mateusit ditën e sotme do të ndryshojë shpesh kanalin.

Dy supersfida që nuk duhen humbur, ajo e Interit të tij me Romën dhe superndeshja mes Bajernit të Mynihut dhe Leverkusenit. Legjenda zikaltër ka dhënë një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”.

Mateus, kundër Juventusit mendoni se Interi bëri një hap drejt titullit kampion?

"Interi e meritoi dhe u tregua superior në duelin e titullit. Ka marrë një avantazh të lehtë, por duhet të bëjë kujdes. Ajo që më jep besim për të ardhmen është fakti që kjo skuadër nuk u ndërtua sot për nesër. Ka 2- 3 vite që luan në nivele shumë të larta dhe për më tepër siguroi Ligën e Kampionëve.

Mendoj se mund ta provojë edhe në këtë sezon. Ka lojtarët e duhur, trajnerin e duhur dhe mentalitetin e duhur.

Edhe në stol ka lojtarët që mund të marrin vendin e titullarëve dhe të bëjnë mirë", tha legjenda gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat