Bayern sfidon Barçën dhe Inter-in për yllin e Juventusit

Futboll

Bayern sfidon Barçën dhe Inter-in për yllin e Juventusit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:34
Bayern Munih

Bayern Munih do të sfidoojë me Barcelonan dhe Interin për të siguruar shërbimet e Adrien Rabiot në verë.

Gjigantët e Bundesligas janë vënë në lëvizje për mesfushorin e Argentinos Juniors, Federico Redondo dhe yllin e Juventusit, Adrien Rabiot në verë, sipas Christian Falk.

Rabiot, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, kërkohet edhe nga Barcelona dhe Interi.

Gazetari më tej pretendon se gjigantët e Bundesligas kanë shtuar gjithashtu lojtarë si Martin Zubimendi dhe Palhinha në listën e tyre të dëshirave, pasi ata synojnë një ndryshim të madh në mesfushën e tyre sezonin e ardhshëm.

Zubimendi ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh (51 milionë £/65 milionë dollarë) në kontratën e tij aktuale me Real Sociedad ndërsa Palhinha nënshkroi një marrëveshje të re me Fulham në fillim të kësaj vere, e cila do të zgjasë deri në vitin 2028.

Palhinha ishte shumë afër nënshkrimit për klubin gjerman këtë verë dhe madje kishte udhëtuar në Mynih për të përfunduar lëvizjen e tij, por skuadra e Premier League e anuloi marrëveshjen në momentin e fundit pasi ata nuk ishin në gjendje të gjenin një zëvendësues për portugezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat