Futbollisti shqiptar dhuron “show” në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit

Futboll

Futbollisti shqiptar dhuron “show” në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 21:48
Pamje nga ndeshja

Talenti shqiptar i Kosovës, Art Smakaj ishte protagonist ditën e sotme në derbi ndaj Dinamos së Zagrebit, duke dhuruar një asist fantastik në minutën e 18-të për talentin Krivak, i cili nuk fali duke kaluar në avantazh Lokomotivën e Zagrebit, në supersfidën që u mbyll në barazim 2:2. 

Të katërta golat u shënuan në pjesën e parë, Krivak dhe Cop shënuan për Lokomotivën e Zagrebit ndërkohë që Petkoviç realizoi dopietë për Dinamon në minutat 40 dhe 45+8’. 

Titullarë në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë Mersinaj dhe Hoxha. 

 Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë i pakalueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat