Haaland: Nuk më pëlqeu aspak

Futboll

Haaland: Nuk më pëlqeu aspak

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 17:26
Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester City-t, Erling Haaland, ka pranuar se qëndrimi jashtë fushe për shkak dëmtimi ka qenë i tmerrshëm.

Norvegjezi realizoi një dygolësh të shtunën kundër Everton-it në kampionatin anglez.

“Ka qenë e tmerrshme, nuk më pëlqeu aspak”, ka sulmuesi për TNT.

“Por kjo të bën të vlerësosh stërvitjen e përditshme, mbledhjet para ndeshjeve, ai nervozizmi para sfidave, të gjithë këto. Të bën të ndihesh pak ndryshe.

“Kur vij në stërvitje tani, më pëlqen akoma më shumë sepse kam qenë jashtë. Kjo të bën të mendosh”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat