​Alvaro Morata në lot pas lëndimit, nesër i nënshtrohet testit mjekësor

Futboll

​Alvaro Morata në lot pas lëndimit, nesër i nënshtrohet testit mjekësor

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 21:41
​Alvaro Morata në lot pas lëndimit, nesër i nënshtrohet testit mjekësor

Golashënuesi më i mirë i Atletico Madrid këtë sezon, Alvaro Morata, duket se ka pësuar një lëndim serioz në ndeshjen kundër Sevilla, të cilën madrilenët e humbën në udhëtim 0:1.

Sulmuesi i cili ka shënuar këtë sezon 19 gola, pati një pjesë të parë të keqe në të cilën humbi dy raste të mëdha dhe në fund të pjesës së parë ai ra në mënyrë të vështirë pas një kërcimi.

Në fillim nuk dukej serioze, por iu desh të largohej nga fusha duke çaluar me ndihmën e mjekut.

Ai u përlot në stol pasi duket se ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, i cili do të konfirmohet pas testimit nesër.

Ndryshe, Sevilla fitoi ndeshjen e dytë radhazi në La Liga, ndërsa madrilenët shkuan pa fitore ndeshjen e dytë radhazi në La Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat