Ruiz: Ne nuk flasim për këtë temë në dhomat e zhveshjes

Futboll

Ruiz: Ne nuk flasim për këtë temë në dhomat e zhveshjes

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:50
Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të mbetet një nga temat me më shumë interes si në Paris ashtu edhe në Madrid.

Sipas raportimeve të medieve franceze, sulmuesi i Paris Saint-Germain ende nuk e ka vendosur, ndërsa me shokët e skuadrës nuk e diskuton aspak këtë temë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet, Fabian Ruiz është pyetur pikërisht për këtë çështje, ndërsa është shprehur se te PSG-ja nuk flasin për këtë temë.

“Kylian do të vendosë, të mos flasim për këtë.

Ne flasim vetëm për futboll në dhomat e zhveshjes e vetmja temë është ndeshja e nesërme.

Ai pësoi një goditje në gju, por dje u stërvit dhe sot është në dispozicion për të luajtur”- u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat