Interi, rritet numri i tifozëve në “San Siro”

Futboll

Interi, rritet numri i tifozëve në “San Siro”

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 12:09
Interi

Tek Interi ka shumë eufori, momenti është sigurisht i shkëlqyer.

Skuadra e Simone Inzaghit është në krye të renditjes, ka fituar përballjen direkte ndaj Juventusit dhe mbi të gjitha shijon avantazhin prej 7 pikësh ndaj bardhezinjve, me një ndeshje ende për ta rikuperuar.

Një situatë që i bën fansat zikaltër si “mbi hënë”, çka mund ta shihni nga pjesëmarrja e tyre në “San Siro”. Siç raportohet në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, këtë sezon mesatarja e shikuesve të Interit në shtëpi shkoi nga 72.630 (sezonin e kaluar) në 73.089.

Një entuziazëm që pushton ekipin dhe mund të jetë më i madh nëse analizoni kalendarin.

Nëse trendi i zikaltërve do të përmirësohej, skuadra e Inzaghit mund ta festonte yllin e dytë të mundshëm në derbin kundër Milanit më 21 prill. Padyshim që do të ishte fitimi më i dëshiruar i titullit.

Një situatë e cila megjithatë nuk e prek Simone Inzaghi.

Në fakt, trajneri i Interit kërkon përqendrim brenda grupit dhe të mendohet ndeshje pas ndeshje, pa shpërqendrime.

Objektivi i ditëve të fundit ka qenë rishikimi i ndeshjes në Romë për të korrigjuar gabimet e bëra dhe për të vazhduar rrugën e trasuar. Titulli është ende larg, por Interi dëshiron të vazhdojë në këtë rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat