Ish-trajneri i Dinamos kritikon Lukakun

Futboll

Ish-trajneri i Dinamos kritikon Lukakun

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 13:42
Di Biagio

Ish-trajneri i Dinamos në Kategorinë Superiore, por edhe i kombëtares italiane, Luigi Di Biagio është ndalur të analizojë përballjen mes Romës dhe Interit, dy skuadrat e tij të zemrës, me të cilat ka luajtur si futbollist.

Italiani ka vlerësuar jo pak punën e bërë nga De Rossi gjatë këtyre javëve, megjithatë ka pranuar se asgjë nuk mjafton për të dalur Interin e Simone Inzaghit.

“Zemra ime ndahet në dysh kur luajnë Interi dhe Roma, ndajdo të isha i kënaqur me një barazim. De Rossi ka bërë një punë të mirë dhe në pjesën e parë e menaxhoi mirë ndeshjen, por ato dy gola të shënuar nga Roma, shkundën Interin, që duhet thënë se tashmë është një skuadër e madhe.

Zikaltrit janë të aftë të bëjnë ç’të duan, kur vendosin të shtyjnë veten në maksimum, pasi kanë fituar siguri dhe vetbesim”, tha Di Biagio.

Ish-mesfushori italian nuk ngurroi të shprehë rezerva as për sulmuesin belg Romelu Lukaku, që pas një fillimi mjaft të mirë te Roma, duket se ka mbetur në hije.

“Mendoj se Lukaku duhej të zëvendësohej brenda minutës së 60’ pasi ishte i izoluar totalisht. Ai është një sulmues që duhet të stërvitet fort gjithë javën dhe të ketë hapësira për të treguar cilësitë më të mira.

Nëse e afron shumë me portën kundërshtare, aty i dalin në pah mangësitë. Është shumë i fortë, por nuk është një sulmues i madh”, deklaroi Di Biagio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat