Sa i vështirë fillimi te PSG-ja?

Futboll

Sa i vështirë fillimi te PSG-ja?

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:05
PSG

Ousmane Dembele u transferua gjatë verës së kaluar nga Barcelona te PSG për 50 mln euro.

Sulmuesi i djathtë u rikthye pas 7 vitesh në Ligue 1, ndërkohë që në një rrëfim për Le Parisien flet për përshtatjen te kampionët e Francës.

“Më është dashur të përshtatem pas transferimit nga Barcelona te PSG. Në fillim vuajta, por nuk dyshoja kurrë te vetja dhe aftësitë e mia. E dija që do të kthehesha në nivelin tim.

Disa lojtarë performojnë shkëlqyeshëm që në fillim, të tjerëve u duhet më shumë kohë.

Te Dortmundi ‘shpërtheva’ menjëherë, te Barcelona disi më vonë. E njëjta gjë edhe te Barcelona, duke përjashtuar dëmtimet.

Kam luajtur vetëm 7-8 muaj në Francë, te Rennes. Dhe më pas kalova 7 vite jashtë. Nuk ndihem i huaj në vendin tim, por futbollistikisht jam më pak francez se francezët…

Më duhej të përshtatesha, veçanërisht se Ligue 1 ka ndryshuar shumë kohët e fundit. Kampionati është shumë më i fortë krahasuar me kohën kur luajta unë. Sot kam ndjesinë që më në fund kam rigjetur vetveten.

Jam në rrugën e duhur, por dua të jap edhe më shumë, dua të jem më shumë vendimtar.

Përpiqem të jem vetvetja, të buzëqesh por edhe të jem serioz në të njëjtën kohë.

Jam 26 vjeç. Kam mësuar shumë dhe tani tentoj t’u jap këshilla të rinjve dhe të jem një shembull për ta”, u shpreh Dembele, autor i 1 goli dhe 10 asisteve me skuadrën e Luis Enriques.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat